20:07 / 16.11.2023
Molliqaj: I papranueshëm arrestimi i aktivistes Donjeta Demolli
F.S / RTKlive
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas arrestimit të aktivistes së kësaj partie, Donjeta Demolli, duke e quajtur arrestimin të papranueshëm.
“Pushtetit i Albin Kurtit, që Kosovës po ia sjellë 'Zajednicën', po i pengon një parullë që e tregon të vërtetën për të. Po i pengon zëri i tij, kur dikur e mohonte këtë Zajednicë. Po i pengon vetja kur shihet në pasqyrë”, thotë Molliqaj.
Ai, më tej, ka thënë se Albin Kurti e di më mirë se kushdo se nuk mund të ketë qetësi e normalitet me Zajednicën që po ia sjellë Kosovës.
“E mbase kjo po i pengon më së shumti. Kërkojmë menjëherë lirimin e aktivistes së PSD-së Donjeta Demolli”, ka thënë Molliqaj.























