20:31 / 16.11.2023
Lajçak: Bisedimet ishin të dobishme për të bërë përparim në disa çështje
N.M. /RTKlive
Emisari i posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se sot në Bruksel ka takuar kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
Lajçak, në një postim në platformën X, ka thënë se bisedimet ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh.
”Sot prita kryenegociatorët, të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për një raund të takimeve të dialogut në Bruksel. Diskutimet tona ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në agjendën tonë”, ka shkruar Lajçak.
























