Beka: Padrejtësitë ndaj zjarrfikësve janë bërë ligj
BKT
Lajme

Beka: Padrejtësitë ndaj zjarrfikësve janë bërë ligj

M.Miftari/RTKlive

Vendimi i qeverisë për ndarjen e shtesave të rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës ka ngjallur reagime te zjarrfikësit. Ata e konsiderojnë të padrejtë mospërfshirjen e tyre në këtë vendim. Për pakënaqësitë dhe kërkesat që kanë zjarrfikësit e Kosovës flet kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka.

Ai tha se zjarrfikësit e pranuan një lajm jo të mirë, jo pse policët e Kosovës nuk e meritojnë shtesat e rrezikshmërisë, por pse ne u anashkaluam.

“Është një vendim selektiv, jo i analizuar si duhet mirë dhe nuk di se ku janë bazuar ata se zjarrfikësit nuk kanë rrezikshmëri në punë”, deklaroi Beka, në “Lajmet e fundit”, në RTK.

Ai më tej vuri në dukje se në bazë të statistikave për analizat e rrezikut në vendin e punës tregojnë se zjarrfikësit  janë ndër kategoritë më të rrezikuar në veprimtaritë e tyre punuese.

Beka më tej shtoi se padrejtësitë ndaj tyre janë bërë ligj, ngase, sikundër tha ai, që nga paslufta askush nuk është marrë seriozisht me fatin e tyre.


MË SHUME NGA Lajme