Vazhdojnë punimet e Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”
BKT
Lajme

Vazhdojnë punimet e Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”

Visar Shatrolli/RTK

Kanë vazhduar punimet në ditën e dytë të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana” që mbahet për herë të parë në Prishtinë, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në panelin hapës “Migrimi përmes angazhimit të Diasporës”, po marrin pjesë ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani,  Artemis Malo, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë si dhe Zdenko Luçiq, sekretar për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë.

Kujtojmë se mbrëmë, në hapjen e këtij forumi, kryeministri Albin Kurti tha se komuniteti i diasporës nuk është një grup individësh, por urë lidhëse e atdheut me botën. “Komuniteti i diasporës ka luajtur rol në formësimin vendit të  origjinës së tyre. Diaspora është më shumë se grup individësh, është urë lidhëse e vendit me botën”, tha mes tjerash kryeministri Kurti.

Ai shtoi se kontributi tyre është i pamatshëm.

“Kosovarët, që jetojnë jashtë, folën për ata që nuk mundën të flisnin për krimet e që fshiheshin nga propaganda për gjenocidin në vendin e tyre”, tha Kurti, sipas të cilit, ky forum është i pari i këtij lloji, që grumbullon mbi 21 shtete dhe që mundëson lidhjen me vendin.


MË SHUME NGA Lajme