Katër kandidatë për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale
BKT
Foto: Arlinda Sejda
Lajme

Katër kandidatë për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale

Arlinda Sejda /RTK

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka miratuar listën e kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale janë miratuar katër prokurorë, Blerim Isufaj, Valdet Gashi, Atdhe Dema dhe Naim Abazi.

Këta emra te kandidateve do te kalojnë ne procedura te mëtutjeshme për këto pozita.

Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Veton Shabani, tha se kandidatja Florie Shamolli nuk i ka plotësuar kriteret e përcaktuara me ligj.

 


MË SHUME NGA Lajme