Bislimi takon Kodhelin e Tabakun, urojnë Kosovën për liberalizimin e vizave
BKT
Foto: Zyra e Kryeministrit
Lajme

Bislimi takon Kodhelin e Tabakun, urojnë Kosovën për liberalizimin e vizave

V.Th. RTKlive

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe kryetaren e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit Shqipërisë, Mimi Kodheli dhe Jorida Tabaku.

Në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit thuhet se para mbajtjes së tryezës ndërparlamentare të organizuar nga Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe kryetaren e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit Shqipërisë, Mimi Kodheli dhe Jorida Tabaku.

Sipas njoftimit dy kryesueset e komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë shfrytëzuan rastin e këtij takimi për të uruar Kosovën mbi arritjen e liberalizimit të vizave, duke vlerësuar fushatën informuese e vetëdijësuese për qytetarët, që po zhvillohet nga Qeveria.

Bislimi shprehu kënaqësinë e tij që të mirëpresë kryesueset nga dy komisione kyçe të Kuvendit të Shqipërisë siç janë ai për Punë të Jashtme e për Integrim Evropian.

Palët diskutuan më tej dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend e rajon dhe situatën e përgjithshme të sigurisë.

Zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi Kodheli dhe Tabaku për takimin e bisedën e frytshme.


MË SHUME NGA Lajme