Arrestohet Frashër Krasniqi, reagon Molliqaj
SH.Ç/RTKlive
Policia e Kosovës e ka arrestuar aktivistin e PSD-së, Frashër Krasniqi, në kufirin Kosovë-Shqipëri. Lajmin e ka dhënë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook, Molliqaj ka thënë se pushteti po përndjek aktivistët e PSD-së.
"Policia e ka arrestuar para pak çastesh edhe aktivistin tjetër Frashër Krasniqi, në kufirin Kosovë – Shqipëri. Sikurse dje, me aktivistët Donjeta Demolli dhe Gëzon Kastrati, përndjekja e këtij pushteti vazhdon edhe sot me rastin e Frashër Krasniqit. Për PSD-në Asociacioni është i papranueshëm. Tash që rezistenca ndaj kësaj marrëveshje do të rritet, ky pushtet e ka filluar përndjekjen. Këto metoda autoritare të frikësimit, nuk na ndalin. Me të tilla arrestime të paligjshme, rezistenca jonë nuk zvogëlohet. Ne nuk do të ndalemi asnjëherë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Frashër Krasniqit", ka shkruar Molliqaj.























