Shqipëria kualifikohet në Euro 2024, politikanët: Faleminderit kuqezinjve!
BKT
Sport

Shqipëria kualifikohet në Euro 2024, politikanët: Faleminderit kuqezinjve!

SH.Ç/RTKlive

Shqipëria rishkruan historinë, duke shkruar për herë të dytë në Evropianin e futbollit. Suksesit të kombatarës shqipare i janë gëzuar edhe politikanët.

Kualifikimi i kombëtares shqiptare në Euro 2024 është gëzuar edhe nga presidenti, Bajram Begaj. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj falënderon kombëtaren për emocionet e dhuruara ndërsa uron kualifikimin.

“Faleminderit kombëtares për emocionet e dhuruara dhe urime për kualifikimin e merituar në Euro 2024!”, ka shkruar Begaj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,pas kualifikimit të Shqipërisë në një evropian për të dytën herë në histori në rrjetet sociale ka postuar një foto të tabelës së grupit E, ku Shqipëria renditet e para me 14 pikë, duke falënderuar kuqezinjtë për kualifikimin. 

"Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike", ka shkruar Rama. 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar kombëtaren dhe tifozët kuqezi për arritjen e kualifikimit në Euro 2024. Në një postim të bërë në facebook, Meta shprehet i bindur se shkëlqimi do jetë po aq i jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian që do luhet në vitin e ardhshëm.

“Një kualifikim historik që bën krenar dhe gëzon gjithë kombin shqiptar. Urimet më të përzemërta shqiponjave kuqezi, trajnerit, stafit dhe në veçanti tifozëve të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në çdo ndeshje. Jam besimplotë që shkëlqimi dhe entuziazmi i Kuqezinjve tanë do të jetë po aq i jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian, kualifikimi në të cilin është plotësisht i merituar”, ka shkruar Meta.

Edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar kualifikimin e kombëtares shqiptare në Euro 2024. Basha ka publikuar foto nga ndeshja ndërsa shkruan se stuhia kuq e zi është rrugës për Gjermani.