Memli Krasniqi në Hagë, viziton Hashim Thaçin e Kadri Veselin
BKT
Lajme

Memli Krasniqi në Hagë, viziton Hashim Thaçin e Kadri Veselin

A.B / RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se po qëndron në Hagë bashkë me nënkryetarin e PDK-së, Uran Ismaili në vizitë tek ish-Presidenti Hashim Thaçi e ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

"Dyert e hekurta, korridoret e gjata e muret e larta, çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën kundrejt zemrave, besimit dhe kurajos së çlirimtarëve tanë. I gjetëm të gjithë bashkë ballëlartë - si gjithmonë - dhe me Kosovën në mendje e zemër, që vazhdon t’i frymëzojë, t’i mbajë të fortë e krenarë secilin. Gjithmonë me ta dhe pranë tyre, deri në ditën e shumëpritur të triumfit të drejtësisë! Sepse, dielli do të lind përsëri!", ka shkruar Memli Krasniqi në faqen e tij në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme