13:48 / 18.11.2023
Guerot dhe Troccaz takojnë komandantin e KFOR-it
V.Th. RTKlive
KFOR-i njofton se sot në kampin “Film City” kanë qëndruar për vizitë ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot i shoqëruar nga Emisari Special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.
Po ashtu në njoftim thuhet se Guerot e Troccaz janë takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.
Në njoftimin nga KFOR nuk ka pasur detaje lidhur me takimin me emisarin francez dhe ambasadorin Guerot.
























