16:19 / 18.11.2023
Haaland s`e ndihmon Norvegjinë kundër Skocisë
Uran Krasniqi/RTKLive
Erling Haaland nuk do ta ndihmojë Norvegjinë për ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 kundër Skocisë të dielën në "Hampden Park".
Kjo për shkak të një lëndimi në ndeshjen e kësaj jave kur Norvegjia mundi Ishujt Faroe 2-0 në një miqësore në Oslo.
"Fatkeqësisht do të mungoj në ndeshjen e nesërme kundër Skocisë. Djemve ju uroj gjithe te mirat. Tani duhet të trajtohem dhe të përpiqem të kthehem sa më shpejt", ka shkruar futbollisti në Twitter.
Norvegjia gjendet në pozitën e tretë në Grupin A që kryesohet nga Spanja. Kualifikimi automatik për Euro 2024 tashmë është jashtë diskutimit, pasiqë vendin e dytë e mbanë pikërisht Skocia, por norvegjezët me një fitore kundër skocezëve mund të shtojnë gjasat për "play-off".























