Kurti: Fondi i Kursimeve Pensionale i rëndësishëm për ekonominë e vendit
BKT
Foto: Zyra e Kryeministrit
Lajme

Kurti: Fondi i Kursimeve Pensionale i rëndësishëm për ekonominë e vendit

V.Thaçi / RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takuan Kryesuesin e ri të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Emanuel Bajra.

Zyra e Kryeministrit njofton se gjatë takimit, Bajra e njoftoi Kryeministrin me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe në Fondin e Kursimeve Pensionale.

Gjithashtu, u diskutua edhe për planet që bordi i ri ka për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së Fondit. 

Kryeministri Kurti e përgëzoi Bajrin për detyrën e re dhe u shpreh i gatshëm që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, duke theksuar rëndësinë që ky institucion ka për kontribuuesit, por edhe për ekonominë e vendit.


MË SHUME NGA Lajme