Ademi, futbollistëve: Fitoni dhe caktoni vetë çmimin e premisë
Uran Krasniqi/RTKLive
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u ka thënë futbollistëve kosovarë para ndeshjes me Zvicrën që në rast fitore vetë ata ta caktojnë çmimin e premisë.
Ndeshja e Kosovës me "helvetikët" zhvillohet sonte nga ora 20:45.
Ademi u ka shkuar futbollistëve në zhveshtore ku ka folur me ta.
"Ju mund të hyni në histori. Me këtë fitore mund të kualifikoheni, uroj që do të jeni ju që do të hyni në histori,. Uroj që ta fitoni këtë ndeshje dhe besoj që me angazhimin e juaj ndeshjen e fitojmë, sot luani për Kosovën, jo për njëri tjetrin jo secili për veti, kush e ka rastin ma të mirë, në rast se fitojmë, se në rast nga këtë ndeshje shkojmë në evropian nuk po du me fol për premi, fitoni lojën dhe qitne çmimin vet sa po e doni preminë”, ka thënë Ademi.























