Rohde i brengosur për përparim të kufizuar në punën parlamentare
BKT
Në Fokus

Rohde i brengosur për përparim të kufizuar në punën parlamentare

Visar Shatrolli / RTK

Ambasdadori i Gjermanisë në Kosovës, John Rohde është shprehur i brengosur në përparimin e kufizuar në punën parlamentare dhe mungesën e bashkëpunimit e mosmiratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kështu tha ai në Komisionin Parlamentar për Integrim Evropian ku po diskutohet për Raportin e Kosovës për vitin 2023 , që është publikuar me 8 nëntor nga Komisioni Evropian.

Këtu zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka përmendur tri elemente të këtij raporti.

Ai tha se e para adreson vendimin final që qytetarët e Kosovës mund te udhëtojnë pa viza nga 1 janari 2024.

E dyta është që pakoja e zgjerimit këtë thekson marrjen e statusit kandidat për ne BE, për Ukrainen dhe Moldavinë.

Këtu Bislimi tha se si Kosovë nuk ka asnjë problem teknik që Kosovës ti ndahet statusi i kandidatit.

Dhe e treta, sipas Bislimit, ka të bëj  që masat negative të KE janë ende në fuqi dhe prezenca e këtyre masave ka pas ndikim në vlerësimin e Kosovës në këtë raport.

Bislimi më tej tha se masat qe janë në fuqi bien ndeshë në përpjekjet e rajonit për bashkëpunim. Prandaj, sipas tij, është shumë e rëndësishme që masat e BE të largohen sa më shpejt.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, John Rohde deklaroi vitin e kaluar që do të jem ambasadori i fundit me të cilin do të flitni për liberalizimin.

“Gjermania i ka ofruar asistencë të madhe shtetit të Kosovës në arritjen e reformave në fushën e anëtarësimit në BE. Duhet t’i përmendur disa reforma që janë bërë në fushën e ligjit dhe disa reforma të tjera”, tha Rohde.  Ai shprehu brengen tij në përparim e kufizuar në punën parlamentare dhe mungesa e bashkëpunimit e mosmiratimit i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sipas tij , qytetarëve të Kosovës nuk po i jepen rreth 400 milion euro.

Ai tha se Raporti për Kosovën duhet të shihet si kujtesë se çdo reformë duhet te bëhet që Kosova të avancojë dhe të bëhet anëtare e BE.

Në anën tjetër, Rrezarta Krasniqi, kryetare e Komisioni për Integrim Evropian thotë se liberalizimi i vizave për qytetaret e Kosovës më nuk është shpresë, është realitet.

Ajo ka përmendur disa fusha të raportit të  Komisioni Evropian e cila ka veçuar që Kosova duhet të bëjë përparim.

Kusari: Buxheti për RTK-në është më i vogli që nga viti 2012

Ndërsa aktivistja, Flutura Kusari është fokusuar të përmirësimi i lirisë së medieve. Ajo në prezantim është fokusuar në reformën e nevojshme ligjore, sigurinë e gazetareve, pluralizmin e medieve dhe mbështetjen financiare që duhet t'i jepet RTK-se. Ajo ka kritikuar pushtetin për shkurtimin e buxhetit për RTK-në.

“Buxheti për RTK-në është më i vogli që nga viti 2012 dhe tash do duhet t’i kishim 16 milion euro buxhet për televizionin publik”, tha ajo.

 Sipas saj, reforma në Radio Televizionin e Kosovës ka filluar shumë mirë, dhe se Bordi është përzgjedhur në baza meritore dhe me transparencë të plotë.

 


MË SHUME NGA Në Fokus