16:19 / 20.11.2023
Policia: Numri i veturave që kanë ndërruar targat ka kaluar shifrën 2000
Edina Avdiu / RTK
Qytetarët serbë në komunat veriore po vazhdojnë të konvertojnë targat ilegale në ato RKS.
Nga Policia e Kosovës në veri bërë të ditur për RTK se numri i veturave që kanë ndërruar targat të hënën ka kaluar shifrën 2000.
Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, afati për regjistrim për pronarët e automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” është i hapur deri me 1 dhjetor 2023.
Pas kësaj date qytetarët me vetura me targa ilegale, nuk do të kenë me mundësinë që këto mjete t’i regjistrojnë me targa RKS, të hyjnë apo të qarkullojnë në dhe përmes territorit të Republikës së Kosovës.























