Guerot: Takimi Troccaz-Osmani shkëmbime idesh për dialogun Kosovë-Serbi
BKT
Lajme

Guerot: Takimi Troccaz-Osmani shkëmbime idesh për dialogun Kosovë-Serbi

M.Miftari /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz. Takimi është zhvilluar në ambasadën franceze në Kosovë.

Takimin e bëri të ditur vetë ambasadori francezë në Kosovë, Olivier Guerot, përmes rrjetit social “X”, i cili u shpreh i nderuar që pati takim me presidenten Osmani, ku patën, siç u shpreh ai, shkëmbime shumë të mira, jo vetëm për marrëdhëniet e mira ndërmjet të dyja vendeve, por edhe për dialogun me Serbinë, të lehtësuar nga BE.

“Shumë i nderuar të pres presidenten Vjosa Osmani-Sadriu për një shkëmbim të parë me të dërguarin special të Francës, René Troccaz. Shkëmbim shumë i mirë për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për mbështetjen në nivelin më të lartë për dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar ambasadori francez Guerot.

Ndryshe, i dërguar i posaçëm francez,Troccaz, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë dhe  është takuar me kryeministrin, Albin Kurti.


MË SHUME NGA Lajme