Rohde: Kosova po përparon drejt BE-së më shpejt sesa vendet e rajonit
BKT
Lajme

Rohde: Kosova po përparon drejt BE-së më shpejt sesa vendet e rajonit

N.M. /RTKlive

Ambasadori gjerman Jörn Rohde ka deklaruar se Kosova po përparon më shpejt, sesa vendet e tjera të rajonit drejt BE-së.

Rohde, në një postim në platformën “X”, ka shtuar se Kosova  duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë.

“I lumtur që isha pjesë e një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së, që është mbajtur sot. Kosova po përparon më shpejt, se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por nevojitet më shumë bashkëpunim mes partive në parlament dhe komuniteteve etnike. Për më tepër, Kosova  duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë”, ka shkruar ambasadori Rohde.


MË SHUME NGA Lajme