07:03 / 21.11.2023
Sot shënohet Dita Botërore e Televizionit
RTKlive
Sot shënohet Dita Botërore e Televizionit, e cila simbolizon komunikimin dhe globalizimin në botën bashkëkohore.
Kjo ditë është shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1996 dhe i ka bërë bashkë për herë të parë, institucionet kryesore të industrisë mediale, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), Asociacioni i Televizioneve Komerciale në Evropë (ACT) dhe EGTA Asociacioni i Radio Televizioneve me bazë në Bruksel.























