Zjarr në zyrat e Institutit të Mjekësisë Ligjore|Video
BKT
Lajme

Zjarr në zyrat e Institutit të Mjekësisë Ligjore|Video

E. Musa & E. Podvorica /RTK

(E plotësuar) Një zjarr i madh i ka përfshirë disa zyra të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, mëngjesin e së martës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për RTK-në, se sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, dy zyra janë përfshirë nga zjarri.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Lajmin për RTK e ka konfirmuar edhe Ditor Haliti, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të IML-së. Ai ka thënë se zjarri duket se ka dal nga zyra e doktor Arsim Gërxhaliut dhe zyra e tij.

"Rreth ores 08:00 është vërejtur zjarri në katin e dytë. Zjarri duket se ka dalë nga zyra e doktor Arsim Gërxhaliut dhe zyra ime", ka thënë për RTK-në Ditor Haliti, ushtrues detyre i IML-së. Policia dhe hetuesia janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Haliti.

Ish drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxheliu, nuk ka dashur të flas për rastin, por prapa kamerave tha se është djegur puna e tij 30 vjeçare.

Nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 


MË SHUME NGA Lajme