Stoltenberg: NATO e përkushtuar  për sigurinë e Ballkanit Perëndimor
BKT
Lajme

Stoltenberg: NATO e përkushtuar  për sigurinë e Ballkanit Perëndimor

Besnik Iseni / RTK

Sekretari i NATO-s, Stoltenberg ka qendror në Shkup ku u takua me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Stoltenberg në një konferencë për media foli për përkushtimin e Aleancës Veriatlantike për sigurinë e Maqedonisë së Veriut dhe gjithë Ballkanit Perëndimor. Ndërsa theksoi se nuk sheh ndonjë kërcënim ushtarak që mund të vinte nga Rusia kundër anëtarëve të NATO-s ose rajonit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi në Shkup se Aleanca Veriatlantike është e përkushtuar për sigurinë e Maqedonisë së Veriut dhe gjithë Ballkanit Perëndimor.

"Aleanca garanton sigurinë tuaj. Jeni të mbuluar me policinë ajrore të NATO-s. Avionët ushtarak të Greqisë dhe Italisë patrullojnë në qiellin tuaj, që tu mbajnë juve të sigurt. Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi të veçantë për NATO-n. Në Kosovë pamë incidente serioze. Ata që i kryen ato duhet të përgjigjen”, theksoi Stoltenberg.

I pyetur rreth deklarimeve të Presidentit ukrainas, Zelensky se Rusia ka plan për destabilizim të Ballkanit, Stoltenberg tha se nuk presin ndonjë kërcënim për vendet e rajonit.

"Ne nuk shohim ndonjë kërcënim ushtarak që mund të vinte nga Rusia kundër cilit do qoftë anëtar të NATO-s ose rajonit. Por, gjithsesi se jemi të kujdesshëm dhe e përcjellim nga afër se çka bën Rusia. Ne kemi prani ushtarake në këtë rajon, KFOR-in në Kosovë, shtabin e përgjithshëm në Sarajevë dhe zyrën në Beograd dhe jemi të përgatitur që të bëjmë gjithçka për të mbrojtur çdo aleat nga çfarëdo qoftë kërcënimi”, tha Stoltenberg.

Këto komente, Stoltenberg i bëri në një konferencë për përbashkët për medie me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Kjo është vizita e parë e shefit të NATO-s në Maqedoninë e Veriut, pasi ky vend u bë anëtar i aleancës Veriatlantike.


MË SHUME NGA Lajme