Dëshmitari Hoxha e pranon se ka dhënë deklaratë të gabuar|Video
BKT
Gjykata Speciale

Dëshmitari Hoxha e pranon se ka dhënë deklaratë të gabuar|Video

Arbresha Berisha/ RTK

Zijadin Hoxha ka vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në rastin e Pjetër Shalës. Ai është pyetur në lidhje me qëndrimin në Uzinën e Metalit në Kukës, për çka ka pranuar se ka dhënë deklaratë të gabuar kur ka thënë se në maj të 99-s kishte mbërritur në Kukës. Hoxha ka pranuar se gjatë asaj kohe është marrë me riparimin e armëve.

Për të dytën ditë me radhë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka dëshmuar Zijadin Hoxha në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.

Në lidhje me qëndrimin në Uzinën e Metalit në Kukës, Hoxha u shpreh se ka dhënë deklarata të gabuara kur ka thënë se “në maj të 1999-s kishte mbërritur në Kukës”.

Hoxha foli edhe në lidhje me të plagosurit në betejën në Goruzhup të cilët bashkë me shokët e tij, i kishte intervistuar në spitalin e Kukësit.

Nga mbrojtja e Pjetër Shalës, Hoxha u pyet në lidhje me pamjet që kishte xhiruar gjatë periudhës së luftës në Uzinën e Kukësit.

Gjatë dëshmisë së tij, Hoxha tha se është marrë me riparimin e armëve të cilat i ka testuar vetë para se t’ua jepte ushtarëve.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale