Analistët: Kosova në NATO, të jetë ofruese e sigurisë e jo absorbuese e saj
BKT
Lajme

Analistët: Kosova në NATO, të jetë ofruese e sigurisë e jo absorbuese e saj

M.Miftari/RTKlive

(E plotësuar) Për qëllime elektorale Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq para gazetarëve së bashku shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se vetëm serbët e Kosovës janë të rrezikuar. Ndërkohë që si kundërpërgjigjeve ndaj Soltenbergut për pozicionin e trupave ushtarake serbe në kufi me Kosovën, Vuçiq theksoi se Serbia vendos vetë për pozicionimin e ushtrisë.

Gjeneral Gashi në "RTK Prime", tha se deklarata e presidentit serb, Vuçiq, në prani të shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, është jo diplomatik. Sipas tij, Vuçiq këtë e ka bërë për shkak të elektoratit të vet, sepse pas pak kohësh atje do të mbahen zgjedhjet.

Gashi më tej tha se Kosova duhet të përqendrohet të bëjë përpjekje për t’u anëtarësuar në NATO, që të jetë ofruese e sigurisë e jo absorbuese e saj.

Duke komentuar deklaratat e Vuçiqit, analisti Nuredin Ibishi vuri në pah se Serbia është anëtare në Partneritet për Paqe në kuadër të NATO-s dhe që kjo organizatë e ka përcaktuar zonën e sigurisë.

 “Vuçiqi e pati pezmin ndaj lidershipit kosovar që po iu drejtohet NATO-s për çështjen e sigurisë. Adresimi i tij është që ky mandat t’i orientohet KFOR-it dhe bashkëpunimin me të, duke injoruar segmentet tjera të sigurisë së Kosovës”, deklaroi Ibishi.

Analistët e sigurisë: Kërcënimi i sigurisë, informacion mjaftë serioz

Kohëve të fundit çështja e sigurisë jo vetëm në vend, por edhe në rajon ka marrë përmasa serioze. Për këtë shkak Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është duke vizituar vendet e rajonit për të diskutuar për rreziqet q mund t’i kanoset rajonit nga provokimet e Rusisë

Kohëve të fundit çështja e sigurisë jo vetëm në vend, por edhe në rajon ka marrë përmasa serioze. Për këtë shkak Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është duke vizituar vendet e rajonit për të diskutuar për rreziqet që mund t’i kanosen rajonit nga provokimet e Rusisë.

Lidhur me këtë çështje, gjeneral Xhavit Gashi, ka folur për sigurinë në vend, veçmas ditëve të fundit, kur në Kosovë ka qenë për vizitë edhe i pari i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Kurti për çështjen e sigurisë në vend, i cili pati deklaruar se në Rashkë të Serbisë, nën përkujdesjen e Radojçiqit, sërish po bëhen përgatitje për të intervenuar në veri të Kosovës. Sipas tij, kryeministri Kurti ka informacione më të hollësishëm për sigurinë në vend.

“Atë informacion që ka ndarë më publikun, si një kërcënim i sigurisë në vend ka qenë informacion mjaftë serioz”, deklaroi Gashi, në 'RTK Prime', derisa theksoi se ato informacione i ka ndarë edhe me aleatët.

Gashi më tej shtoi se një takim i tillë në Rashkë nuk ishte një befasi. Sipas tij, lënia në liri e Radojiçiqit ka pasur një arsye të tillë që ai të takohet me ata njerëz.

Ndërkaq, Nuredin Ibishi, ekspert i çështjeve te sigurisë, foli për metodën e përpunimit të informacioneve nga shërbimet inteligjente dhe dërgimi i tyre të ekzekutivi.

“Të gjitha shërbimet inteligjente dhe këmbimet e informacionit që vijnë nga institucioneve të sigurisë nga ana e ndërkombëtarëve dhe dërgohen te ekzekutivi dhe me çfarë informate del kryeministri dhe në çfarë formati del dhe plason në publik është një çështje e veçantë”, deklaroi Ibishi.

Sipas tij, kjo vije në një situatë kur për vizitë ishte shefi i NATO-s në vendet e rajonit për të diskutuar për rreziqet që po vijnë direkt nga Rusia.


MË SHUME NGA Lajme