Kurti: Cilësia e Administratës Publike e rëndësishme për anëtarësim në BE
M.Miftari /RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në konferencën ‘KosovaPar2023’, ku bëhet fjalë për të ardhmen e Administratës Publike, për fleksibilitetin, stabilitetin dhe digjitalizimin e saj. Kurti vuri në pah se konferenca ‘Kosovapar2023’ nga ky vit do të shndërrohet në një ngjarje vjetore.
Kryeministri Kurti, foli për rëndësinë e kësaj konference, sepse, sikundër tha ai, bëjnë bashkë akademikë, zyrtarë publikë nga vendi e bota, për të debatuar, për të shkëmbyer si ide, ashtu edhe përvoja rreth praktikave më të mira të reformimit të administratës publike
Kurti theksoi se reforma për administratën publike është prioritet i qeverisjes së tij.
“Praktika e shteteve tjera në Evropë ka dëshmuar se një administratë publike efikase, moderne e transparente dhe llogaridhënëse është çelësi i të gjitha reformave tjera”, deklaroi Kurti.
Ai më tej shtoi se një reformë ë tillë sjell përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë, rritjen ekonomike, drejtësinë dhe punësimin e rrjedhimisht edhe integrimin evropian e euroatlantik, derisa theksoi se këto reforma t’i bëjë realitet.
“Cilësia e administratës publike është edhe më e rëndësishme sesa profile të tjera sa i përket shpejtësisë së anëtarësimit të një vendi në BE. Është bërë shumë punë e madhe në ligjin për zyrtarët publik dhe ligjin për pagën e zyrtarëve publik. Kemi kaluar nga një gjendje kaotike që rregullonin nga 58 akte që rregullonin pagat në vetëm një ligj gjithëpërfshirës. Nga 160 shtesa e bonuese të ndryeshme në vetëm 15 shtesa mirë të definuar mirë e me kritere e procedura të qarta. 56 për qind e qytetarvëe i besojnë qeverisë”, tha ai.
Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se për administratë publike është duke punuar fortë.
“Kjo konferencë do të promovoj idenë që dialogu dhe shkëmbimi i deve është një mënyrë për të administrata publik është përgjegjëse. Ne duam një administrata që respekton qytetarin dhe jep kontribut për të drejtat. Kemi filluar procesin për një administrata profesionale dhe të depolitizuar që funksionon mbi parimet e efikasitetit e llogaridhënies. Jemi të vendosur që të përmirësojë situatën që ka të bëjë më barazinë gjinore. Do të kujdesimi për përfshirjen e të gjitha komuniteteve dhe në veçanti për personat me nevoja të veçanta. Administrata publike në Kosovë ka një mision shtesë shumë të rëndësishme për të cilën po punojmë fort e që është mbështetja e proceseve drejt anëtarësimit tonë në BE. Kemi vendosur që Institutin Kosovarë për Administrata Publike ta transferojmë në shkollën Kombëtare të Administratës së Kosovës e cila do të mbështes institucionet tona ne ngritjen e kapaciteteve njerëzore”, tha ai.
Kurse, ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde, theksoi se administrata publike garanton stabilitet për të gjithë njerëzit në Kosovë.
“Reformat e domosdoshme kërkoj ndryshime dhe kjo ka sfida për këtë është i nevojshëm bashkëpunimi i të gjithëve. Vendi im ka traditë shume të gjatë të mbështetjes të një administratë publike, administrata publike garanton stabilitet për të gjithë njerëzit në Kosovë. Tani më shumë se kurrë kemi nevojë për një administrata publike të aftë”, tha ai.
MPB-ja sot hap konferencën KosovaPar2023
N.M./RTKlive
Ministria e Punëve të Brendshme, sot do të bëjë hapjen e konferencës KosovaPar2023. Në këtë konferencë do të diskutohet për të ardhmen e Administratës Publike; për fleksibilitin, stabilitetin dhe digjitalizim e administratës.
Në këtë konferencë do të flasin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si edhe ambasadori i Gjermanisë, z. Jörn Rohde.
Konferenca do të mbahet fillon sot, në ora 8:30, në sallën e amfiteatrit të Bibliotekës Universitare.























