Dita Arbëreshe dhe Samiti III i Diasporës, sot e nesër në Tiranë
BKT
Lajme

Dita Arbëreshe dhe Samiti III i Diasporës, sot e nesër në Tiranë

M.Miftari/RTKlive

Dita arbëreshe dhe Samiti III i Diasporës do të mbledhë në Tiranë përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues, historian për të diskutuar, më 22 dhe 23 nëntor, në Pallatin e Kongreseve.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, do të mbajë fjalën e hapjes për t’u pasuar me mesazhet e presidentit të Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe emra të njohur arbëresh. Gjatë këtij takimi do të jepen edhe çmimet “Shqiponja e artë” për disa personalitete.

Të pranishëm do të jenë përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora, të cilët janë regjistruar prej muajsh për të marrë pjesë në samit.

Pas sesionit do të ketë 6 panele diskutimi të organizuara nga MEPJ, MIE, MAS etj.

Agjenda:

23 Nëntor 2023 - "Samiti III i Diasporës"

 Pallati i Kongreseve

*10:00* - Mbahet Seanca Plenare: Të pranishëm përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkëatdhetarë nga diaspora, të cilët janë regjistruar prej muajsh për të marrë pjesë në samit. Pas sesionit do të ketë 6 panele diskutimi të organizuara nga MEPJ, MIE, MAS etj.

Shënim: Ky sesion do të ketë livestream, ndërkohë kolegët gazetarë janë të mirëpritur ta ndjekin në sallë. Sa i takon paneleve ato janë të hapura dhe mund t’i ndiqni me kamerat tuaja.

*12:30 - 16:00* / Paneli i MEPJ “Diaspora dhe Politika e Jashtme”, do të organizohet në hollin e Pallatit të Kongreseve dhe do të livestream mund ta gjeni në faqen zyrtare në Facebook të Ministrit Igli Hasani dhe MEPJ. 

• Të gjitha mediat janë të ftuara t’i ndjekin eventet nga afër. 

• Hyrja për mediat është e lirë, pra nuk do ketë një proces regjistrimi. 


MË SHUME NGA Lajme