Bislimi: 18 vendime u miratuan në mbledhjen e Qeverisë
BKT
Lajme

Bislimi: 18 vendime u miratuan në mbledhjen e Qeverisë

F.S / RTKlive

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka miratuar 18 vendime, e ku përmes tyre kanë ndarë pesë milionë euro për mbështetje të njëhershme familjeve me asistencë sociale për blerjen e druve të zjarrit.

Sipas Bislimit një milionë euro janë ndarë për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive në katër komunat veriore, derisa për modernizimin e rrjetit hekurudhor është miratuar koncept-dokumenti për Fushën e Hekurudhave.

“Miratuam edhe gjashtë projektligje, për gjendjen Civile; Letërnjoftimin; Rininë; Regjistrin e Pronarëve Përfitues; Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme, Ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës", tha ai.

Tutje sipas tij qeveria ka miratuar edhe tre vendime preliminare për shpronësim për: Lokalitetin arkeologjik Municipiumi Ulpiana Justiniana Secunda; Ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë; dhe zgjerimin e rrugës nacionale N9, segmenti Kijevë-Dollc.

: Aprovuam propozimin e ASK-së që regjistrimi i popullsisë të shtyhet për periudhën 5 prill – 17 maj 2024, në zbatim të parimeve të EUROSTAT-it. Aprovuam projekt-rregulloren për funksionimin dhe punën në Qendrën për strehimin, mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore në nivel të mesëm dhe të lartë të rrezikshmërisë”, shtoi Bislimi.

Ai tha se kjo Qeveri është për të gjithë qytetarët, pa dallim dhe se do të vazhdojnë tutje me punët e mira e drejt sukseseve të reja.


MË SHUME NGA Lajme