Presidentja Osmani në Tiranë, merr pjesë në Samitin III për Diasporën
BKT
Lajme

Presidentja Osmani në Tiranë, merr pjesë në Samitin III për Diasporën

A.S/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III për Diasporë.

Në këtë Samit, pritet të marrin pjesë liderë institucionesh, partish politike, studiues dhe historian nga gjithë hapësira shqiptare, duke përfshirë edhe përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh.

Presidentja Osmani në këtë samit do t`i adresohet të pranishmëve me një fjalim, njofton Presidenca e Kosovës.

Samiti III për Diasporën do t`i zhvillojë punimet më 22-23 nëntor në Tiranë.

Në këtë samit do të ketë seancë plenare, ku janë të ftuar edhe kryeministri Albin Kurti. Po ashtu, një fjalë të shkurtër sipas agjendës është paraparë ta ketë edhe Talat Xhaferi - kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.


MË SHUME NGA Lajme