Bislimi takon Çobajn, kërkon fuqizimin e bashkëpunimit me Malin e Zi
BKT
Lajme

Bislimi takon Çobajn, kërkon fuqizimin e bashkëpunimit me Malin e Zi

B. H. | RTKlive

Përparimi i Kosovës dhe Malit të Zi përforcohet përmes fuqizimit të bashkëpunimit në kuadër të rrugëtimit të dy vendeve drejt Bashkimit Evropian. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në takim me të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Malit të Zi për Kosovë, Bernard Çobaj.

 

Nga ana e tij Çobaj foli mbi angazhimin e përkushtimin e tij në rritjen e bashkëpunimit, ku veçoi posaçërisht aktivitetet kulturore të zhvilluara së fundmi në ndërveprim mes palëve, theksohet në njoftimin për media pas këtij takimi.

“Në këtë prizëm, u bisedua dhe mbi marrëdhëniet bilaterale dhe për bashkëpunimin e fuqizuar përmes marrëveshjeve e projekteve që prekin infrastrukturën lidhëse mes dy shteteve, por edhe fushën e ekonomisë e turizmit.  Më tej, palët diskutuan dhe mbi zhvillimet e fundit e bashkëpunimin rajonal”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme