15:30 / 23.11.2023
Rohde: Nga votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare përfiton gjithë vendi
V.TH. / RTKlive
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ka votuar sot disa marrëveshje ndërkombëtare.
Rohde përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se ky është lajm i mirë për Kosovën dhe se nga votimi i këtyre marrëveshjeve përfitojnë njerëzit dhe mbarë vendi.
“Lajm i mirë për Kosovën! Më në fund drita jeshile për marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare, të arritura përmes konsensusit ndërpartiak sot në parlament. Nga këto do të përfitojnë njerëzit dhe mbarë vendi”, ka shkruar Rohde në “X”.























