Kadrijaj: Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen me fakte të fabrikuara nga Serbia
BKT
Gjykata Speciale

Kadrijaj: Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen me fakte të fabrikuara nga Serbia

Sh.Ç /RTKlive

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka përfunduar dëshminë e saj të cilën e filloi të enjten në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.

Deputetja Time Kadrijaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së po akuzohen me fakte të fabrikuara dhe grumbulluara nga Serbia. “Derisa të vërtetohet e kundërta e kam këtë qëndrim”, ka theksuar ajo.

Deklarata e Time Kadrijaj erdhi pasi asaj iu prezantua një intervistë që ajo kishte dhënë ku kishte thënë se është padrejtësi të gjykohen ata që kishin bërë luftë të drejtë.

“Gjykata vendos a janë të fajshëm apo të pafajshëm. Nëse e shihni paragrafin e fundit, e shihni që kam thanë se Kosova i ka dhënë përkrahje gjykatës dhe mendim i imi ka qenë që besoj në pafajësinë e ushtarëve të UCK-së sepse gjithmonë janë përgjigjur thirrjeve që iu janë bërë. S’ka ushtar i UÇK-së që iu ka bë një thirrje me iu përgjigje kësaj gjykate dhe që nuk iu ka përgjigje kësaj thirrje. Unë mendoj se është padrejtësi dhe e kam cekë në paragrafin e fundit sepse e kemi pa, ose janë fakte të fabrikuara dhe të blera nga regjimi i Serbisë për t’i akuzuar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka theksuar ajo.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale