Tahiri i AAK-së kritikon qeverinë për pagën e këshilltarit të Gërvallës
BKT
Lajme

Tahiri i AAK-së kritikon qeverinë për pagën e këshilltarit të Gërvallës

B. H. | RTKlive

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për pagën e lartë të njërit prej këshilltarëve të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Tahiri ka thënë se nuk bëhet fjalë për barazi sociale ku një këshilltar merr pagë 7500 euro.

"Një qeveri e cila pretendon që angazhohet për barazi dhe drejtësi sociale raportohet se po shpenzon 7500 euro mujore për shërbimet e një këshilltari të jashtëm politik. Heshtja e qeverisë ndaj këtij skandali është shpërfaqje e hipokrizisë dhe mashtrimit politik. Folni mos shuni!", ka shkruar Tahiri.

Ndërkohë, lidhur me raportimet për pagën e konsulentit Gani Jakupi, ministria përmes një reagimi ka theksuar se sa i përket përmbajtjes së kontratës dhe posaçërisht shumës së përmendur në media “të gjitha procedurat e ndjekura i janë përmbajtur me fanatizëm ligjeve të Republikës së Kosovës”.

“Aq më tepër që shuma e kompensimit material nuk përbën një pagë të mirëfilltë, por përfshin të gjitha shpenzimet që lidhen me përmbushjen e kontratës, pra ndër të tjera edhe mbulesën e kostos jetësore dhe të shpenzimeve të tjera për angazhim profesional në Bruksel”, thuhet ndër të tjera në reagimin e MPJD-së.


MË SHUME NGA Lajme