07:05 / 25.11.2023
Bora mbulon Kosovën, krijohen vështirësi në komunikacion
F.S/RTKLive
Moti në Kosovë e rajon ka ndryshuar gjatë orëve të natës. Bora ka mbuluar gjithë vendin, ndërsa që nga mëngjesi janë krijuar vështirësi në komunikacion, e madje edhe kolona të gjata në magjistralen Fushë-Kosovë- Sllatinë.
Kjo rrugë është bllokuar nga kamionë e autobusë, për shkak të mos pastrimit të autostradës nga mirëmbajtësit, raporton RTKlive.























