Reagimet e diplomatëve në ditën kundër dhunës në baza gjinore
BKT
Lajme

Reagimet e diplomatëve në ditën kundër dhunës në baza gjinore

M.Sh/RTKlive

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffri Hovenier, në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës me baza gjinore, ka thënë se parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës me bazë gjinore është një element qendror i angazhimit të qeverisë së SHBA për të promovuar demokracinë, avancimin e të drejtave të njeriut dhe avancimin e barazisë dhe barazisë gjinore.

Ndërsa, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, tha se qëndrojnë së bashku për të dërguar një mesazh të fuqishëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

“Ne sot po i bashkojmë duart dhe po dërgojmë një sinjal të fortë për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave. Megjithatë, secili prej nesh ka një përgjegjësi në jetën tonë të përditshme të mbajë një qëndrim kundër dhunës me bazë gjinore”, ka thënë Rohde në platformën sociale X.Kujtojmë se sot nis fushata sensibilizuese “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe në baza gjinore”. Ministria e Drejtësisë ka planifikuar mbi 80 aktivitete në kuadër të fushatës “16 Ditë të aktivizmit...” kanë deklaruar në Qeveri.Ndërsa kryeministri Albin Kurti ka thënë se puna në adresimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk ndalet, vazhdon përditë.


MË SHUME NGA Lajme