RTK në fazën finale të reformës, mbahet punëtori e përbashkët
RTKlive
Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka hyrë në fazën finale të procesit të reformës, i cili pritet të rezultojë me ristrukturim të brendshëm organizativ dhe funksional.
Bordi dhe menaxhmenti i RTK-së gjatë kësaj fundjave kanë organizuar një punëtori të përbashkët për t'i dhënë formë këtij procesi, i cili pritet të finalizohet deri në fund të këtij viti.
Ky proces ka nisur që prej vitit të kaluar me skanimin e gjendjes dhe identifikimin e probleme dhe anomalive strukturore dhe funksionale në të gjitha njësitë programore të RTK-së si dhe draftimin e rregulloreve të brendshme.
Në maj - qershor të këtij viti, përmes takimeve të përbashkëta, menaxhmenti ka takuar punëtorët dhe përfaqësuesit sindikal për t'ua prezantuar planin dhe qëllimin e reformës, moto e së cilës është "Më shumë prodhim e më pak burokraci".
Për të qenë sa më transparent dhe gjithëpërfshirës, në grupin punues kanë qenë të përfshirë 14 veta dhe po ashtu në të gjitha takimet kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit sindikal, thuhet në njoftimin e maxhmentit të RTK-së.























