15:17 / 26.11.2023
Durmishi: Të gjitha rrugët që menaxhohen nga MMPHI janë të pastruara
E. Hoti / RTKlive
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve që menaxhohen nga ministria, janë në gjendje të mirë.
“Të gjitha rrugët që menaxhohen nga MMPHI janë të pastruara dhe në gjendje të mirë”, ka shkruar Durmishi në Facebook.
Ai ka publikuar edhe disa fotografi të rrugëve.























