Kurti: Të ecim të përbashkuar drejt integrimit në BE
BKT
Lajme

Kurti: Të ecim të përbashkuar drejt integrimit në BE

M.Miftari/RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Zhvillimit Rajonal në Gjakovë, ka folur për  mundësitë e bashkëpunimit rajonal Kosovë-Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e një bashkëpunimi të tillë në fushën e ekonomisë dhe jo vetëm.

Ai mes tjerash foli për ligjet që do të mund të rregullojnë marrëdhëniet  në mes qytetarëve të të dy vendeve tona.

“Kur ekziston vullneti i lirë atëherë garantohet suksesi i mirë: nga gjithsej 184 marrëveshje gjatë këtyre dy vjet e gjysmë midis dy qeverive tona janë arritur të zbatohen 52 marrëveshje të reja ose gati 1/3 e të gjitha marrëveshjeve të arritura me një ritëm gati 4 herë më të shpejtë sesa gjatë gjithë viteve të mëparshme”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, suksesi ka vlerë kur në vend të vet-kënaqësisë nxit vetëbesimin për suksese tjera.

“Në rrugën e suksesit nuk jemi as vetëm e as në shtigjet e pashkelura. Kjo është rruga e shtruar nga Bashkimi Evropian i sotëm dhe tregu i përbashkët evropian i dikurshëm. Andaj, ne duhet të ecim më shpejtë kah tregu ynë i përbashkët, kah sistemet e mekanizmat e përbashkëta, kah bashkimi doganor, kah çdo përbashkim që na shërben e na bën gati për t’u integruar në BE”, theksoi më tej kryeministri Kurti.

Tutje, ai ka folur për bashkëpunimet ekonomike e tregtare në të kaluarën, duke krijuar traditën e bashkëpunimit në sfera të ndryshme ekonomike, derisa përmendi Pejën me Plavën, Gjakovën me Malësinë e saj, Prizrenin me Kukësin, etj.


MË SHUME NGA Lajme