Komandanti i KFOR-it flet në telefon me komandantin e ushtrisë serbe
BKT
Foto/ KFOR në X
Lajme

Komandanti i KFOR-it flet në telefon me komandantin e ushtrisë serbe

F.S / RTKlive

Komandanti i KFOR-it, major gjeneral, Özkan Ulutaş, zhvilloi një telefonatë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq.

Ata kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre rreth zhvillimeve të fundit dhe operacionet e vazhdueshme, siç ka njoftuar KFOR në platformën X.

“Komandanti i KFOR-it ritheksoi se KFOR, si gjithmonë, ne do të vazhdojmë të përmbushim misionin – gjatë gjithë kohës dhe në mënyrë të paanshme – për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes sipas mandat në përputhje me mandatin e saj bazuar në Rezolutën e OKB-së të vitit 1999”, thuhet më tej në njoftim të KFOR-it.

Biseda e tyre telefonike vjen pas vizitës së Ulutaş në Beograd në tetor ku shkoi pas marrjes së mandatit në KFOR. 


MË SHUME NGA Lajme