Abbott i lumtur me prezencën e tij në pritjen e Rita Orës në Prishtinë
BKT
Lajme

Abbott i lumtur me prezencën e tij në pritjen e Rita Orës në Prishtinë

F.S / RTKlive

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, është ndier tejet i kënaqur me prezencën e tij në takimin e yllit të njohur kosovar, Rita Ora, me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Me këtë rast, ai ka ndarë edhe disa fotografi nga momenti i diskutimeve, por edhe i pranim-dorëzimit të çelësit të kryeqytetit të Prishtinës te Rita Ora, nga i pari kryeqytetit.

”Ishte kënaqësi t’i bashkohesha kryebashkiakut Rama në mirëseardhjen e znj Rita Ora dhe bashkëshortit të saj Taika Waititi për në Prishtinë dhe për të qenë me ta kur të merrnin çelësin e qytetit”, ka shkruar ambasadori Nicholas Abbott në platformën 'X'.

 


MË SHUME NGA Lajme