Flamuri shqiptar vendoset edhe në Bujanoc
BKT
Lajme

Flamuri shqiptar vendoset edhe në Bujanoc

N.M. /RTKlive

Për nder të 111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc është vendosur flamuri kombëtar shqiptar.

Flamuri është vendosur nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka postuar edhe një video ku shihet duke vendosur flamurin shqiptar në hapësirat e institucionit që ai e udhëheq.

“Kombin e ngrisim kur më shumë i japim se sa i marrim! 28 Nëntor 2023, Bujanoc”, ka shkruar Lutfiu.


MË SHUME NGA Lajme