Stoltenberg: NATO do të sigurojë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
BKT
Lajme

Stoltenberg: NATO do të sigurojë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Gjeraqina Tuhina / RTK, Bruksel

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Debati do zhvillohet në momentin kur në Aleancë shprehet shqetësimi për shkak të tensioneve të rritura në disa vende të rajonit.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmendi tensionet dhe retoriken nxitëse në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe incidentet e dhunës në Kosovë, përfshirë edhe sulmin në Banjskë.

“NATO do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbajtur ose për të siguruar stabilitetin në rajon, sepse kjo është e rëndësishme, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për të tërë Evropën”, porositi Stoltenberg, duke premtuar se aleatët po bëjnë gjithçka që është e mundur për të ulur tensionet.

Në takimin dyditor që mbahet më 28 dhe 29 nëntor, ministrat e Aleancës do të shqyrtojnë  mundësinë i shtimit të numrit të ushtarëve të bëhet afatgjatë, kjo për shkak të sulmit në Banjskë. Gjithashtu pritet që ministrat e NATO-s të shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së kapaciteteve ushtarake për pjesëtarët e KFOR-it.


MË SHUME NGA Lajme