14:01 / 28.11.2023
Kryetarja e Gjykatës Speciale, nesër në Kosovë
N.M. /RTKlive
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se gjatë vizitës së saj policia do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit në Kosovë.
Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut bazuar në itinerarin dhe agjendën si dhe do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.























