Ganiu: SHBA ishte garant i kombit shqiptar
F.Sertolli / RTKlive
Profesori i historisë, Nexhmi Ganiu në kuadër të festave të Nëntorit ka folur rreth datës 28 nëntor.
I ftuar në ‘Info Plus’ në RTK, Ganiu tha se kombi shqiptar me rikthimin biblik të Kosovës e bëri realitet shtetin e dytë shqiptarë në Ballkan, aq më e begatë kur kjo ditë, sipas tij, është dita e daljes në publik e UÇK-së, datëlindja e Adem Jasharit dhe pikërisht ngritja e flamurit në Krujë, e plotë të tjera që duhet t’i kujtojmë me pietet.
“Shqipëria shpalli pavarësinë u ribë me forcën e Komisionit ndërkombëtarë të kontrolli më 1913, por mos të harrojmë se menjëherë më 1915 në traktatin e fshehtë në Londër Shqipëria u shpërbë. E me shpërbërjen e Shqipërisë u krijuan konotacionet në të cilat ajo mbeti në duart e fuqive ndërluftuese”, tha ai.
Ai ka rikujtuar se po mos të ishte një dijetar brilant, që e kishte studiuar Ballkanin dhe kombin shqiptar, i cili i drejton një letër dramatike presidentit të atëhershëm amerikan Wilsonit, fuqitë e mëdha do ta zhduknin kombin shqiptar.
“Një dijetar brilant, që e kishte studiuar Ballkanin dhe kombin shqiptar, i cili i drejton një letër dramatike presidentit të atëhershëm Wilsonit ku i thotë krajatat diplomatike të fuqive ballkanike po përgatiten ta zhdukin një popull të lashtë, e ai është kombi shqiptar dhe nuk meriton zhdukje”, tha Ganiu.























