Diplomati shqiptar Malaj pritet në takim nga Boletini e Ahmetxhekaj
F.Sertolli / RTKlive
Në Radio Televizioni e Kosovës për festën e 28 Nëntorit ishte ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Diplomati shqiptar u prit nga kryetari i Bordit, Besnik Boletini e drejtori i përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.
Ata biseduan lidhur me zhvillimet në Televizionin Publik, bashkëpunimin e deritanishëm me RTSH-në por edhe për disa iniciativa tjera që pritet t’i kenë së bashku RTK e RTSH.
“Sot në këtë ditë të veçantë për shqiptarët, bashkë me drejtorin e përgjithshëm pritëm në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Me ambasadorin biseduam lidhur me punët dhe zhvillimet në RTK, bashkëpunimin e deritanishëm me transmetuesin publik shqiptar, por edhe për disa iniciativa tjera që pritet t’i kemi me së bashku me RTSH-në”, thuhet në postimin e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.























