22:58 / 28.11.2023
Buxhovi: 111-vjetori i gjen shqiptarët në pozitën më të mirë historike
RTKlive
Sot, 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar.
Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi tha se ky 111-vjetor i Pavarësisë së Shqipërisë i gjen shqiptarët në një pozitë më të mirë historike.
Ai në "Lajmet e Fundit" në RTK tha se shqiptarët kanë kaluar nëpër periudha të rënda, përfshirë gjenocidin që është bërë ndaj tij.
Buxhovi vlerësoi se shqiptarët u detyruan të shpërnguleshin për shkak të fqinjve sllavo-ortodoks.























