KPM kërkon rritje të numrit të punëtorëve
BKT
Lajme

KPM kërkon rritje të numrit të punëtorëve

M.P / RTKlive

(E plotësuar) Komisioni i Pavarur për Media ka kërkuar rritjen e numrit të punëtorëve nga mbi 30 sa i ka deri më tani, në 76 punëtorë. Këtë kërkesë e kanë shtruar përfaqësuesit e institucionit në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike dhe Media.

Kërkesën e ka shtruar Faruk Rexhaj, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në KPM, i cili tha se kjo është domosdoshmëri e funksionimit të këtij institucioni. Tutje Rexhaj ka theksuar se janë të kënaqur me aprovimin e kërkesave të institucionit nga ana e Komisionit, duke përfshirë sistemin elektronik të institucionit prej 200 mijë eurosh, përditësimi i sistemit digjital të menaxhimit të frekuencave me 258 mijë euro dhe përditësimin e sistemit për monitorim të media me 400 mijë euro.

Anëtari i KPM-së, Besnik Berisha ka ngritur paralele me hyrjen në fuqi të ligjit për KPM-në.

“I vetmi element që ka mbetur është çështja e punëtorëve shtesë që ka kërkuar KPM-ja. Kjo lidhje qëndron në faktin e hyrjes eventuale në fuqi të ligjit për KPM-në, i cili do të duhej të parashihte  kompetenca shtesë për institucionin në mënyrë që të jetë efektive në ushtrimin e detyrave të saj, si në luftimin e dezinformimit dhe përmbajtjes së dëmshme, e që ndodhin edhe nga mediat tjera të cilat aktualisht nuk i kemi në monitorim”, ka thënë Berisha.

Një pjesë e anëtarëve të Komisionit kanë kundërshtuar këtë kërkesë, duke kërkuar arsye konkrete për plotësimin e mbi 30 vendeve të reja të punës.

Buxheti i 2024-s shqyrtohet në Komisionin për Administratë Publike

Ka nisur mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Temë e mbledhjes së sotme është buxheti i Republikës së Kosovës për vitin e ardhshëm. Diskutimi po zhvillohet me Institucionet/Agjencionet që bien në fushëveprim të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në lidhje me kërkesat buxhetore për Projektligjin nr. 08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024;


MË SHUME NGA Lajme