Klinaku: OVL-UÇK duhej të ishte pjesë e takimit me Trendafilovën
M.P / RTKlive
Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Kinaku, ka thënë se në takimin me kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do të duhej të ftohej së pari institucioni të cilin ai e përfaqëson.
“Do të ishte mirë që Trendafilova të ftoj në këtë diskutim me shoqërinë civile së pari OVL-UÇK-në, sepse ne i përfaqësojmë ata atje. Pa marrë parasysh qëndrimin tonë, ajo nuk duhet ta përzgjedh shoqërinë civile. Në atë diskutim, ne do të shprehnim kritikat e kundërshtimet ndaj tona ndaj Gjykatës Speciale”, ka shkruar Klinaku në Facebook.
Tutje ai ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Gjykatës Speciale, duke thënë se Trendafilova në vend të takimit në Kosovë, do të duhej të merrej me shkeljen e të drejtave të njeriut për luftëtarët e UÇK-së në Hagë, duke aluduar te ndalimi i komunikimit të paraburgosurve me familjarë dhe vizitorë.























