Skuadra franceze shkarkon trajnerin
BKT
Sport

Skuadra franceze shkarkon trajnerin

Uran Krasniqi / RTKLive

Nantes ka ndarë rrugët me trajnerin Pierre Aristouy pas një serie rezultatesh të dobëta, ka njoftuar klubi i Ligue 1 të mërkurën

Skuadra aktualisht është në vendin e njëmbëdhjetë në renditjen tabelare dhe ka marrë vetëm një pikë nga katër ndeshjet e fundit.

Klubi francez gjithashtu ka njoftuar për zëvendësimin e Aristouy me ish-lojtarin e Nantes, Gourvennec, i cili ka nënshkruar një kontratë deri në fund të këtij sezoni me opsion edhe për një vit shtesë.