Bislimi e Lord Peach flasin për çështjet aktuale dhe situatën në rajon
BKT
Lajme

Bislimi e Lord Peach flasin për çështjet aktuale dhe situatën në rajon

F.Sertolli / RTKlive

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach. Emisari Peach shoqërohej në këtë takim dhe nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Në njoftimin për media, thuhet se ata diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, çështjet aktuale dhe situatën në rajon.

Zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi partneritetin e fuqishëm mes dy vendeve tona si dhe theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm e të frytshëm si me ambasadorin Abbott, po ashtu dhe me emisarin Peach.

Ai e informoi emisarin Peach rreth procesit të dialogut si dhe rolit aktiv e konstruktiv të Republikës së Kosovës.

“Vendi ynë në vazhdimësi ka dëshmuar angazhimin e përkushtimin e saj jo vetëm në normalizimin e marrëdhënieve e njohje me Serbinë, por edhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet shteteve të rajonit, si katalizator për paqe e harmoni, zhvillim e progres. Aleanca e miqësia me Mbretërinë e Bashkuar bartin rëndësi të veçantë për Kosovën”, tha ai. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Peach për rolin dhe mbështetjen aktive të Mbretërisë së Bashkuar.​


MË SHUME NGA Lajme