Qeveria kërkon më shumë respektim të ligjit
BKT
Lajme

Qeveria kërkon më shumë respektim të ligjit

Qendresa Duraku / RTK

Ligjet ekzistojnë, mirëpo ato nuk po respektohen nga shumica e institucioneve gjegjëse. Kështu thuhet në një raport rreth "Diskriminimit sistematik në hapësira dhe punësim”.

Nga zyrtarët qeveritarë dhe komunalë u kërkua që të bëhet më shumë për respektim të ligjit.

“Qasja e personave me aftësi të kufizuara, pabarazia gjinore në punësim, mos-punësimi i pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë”, janë disa prej të gjeturave nga raporti i publikuar “Diskriminimi sistematik në hapësira dhe punësim”, i hartuar nga “Internews Kosova”.

 “Nga më tepër se 20 institucione që kemi hulumtuat kemi gjetur me pak se 10 persona me aftësi të kufizuara që janë të punësuar. Kemi vërejtur pa barazi e grave në punësim. Shqetësuese e kemi parë edhe mos punësimin e komuniteteve jo shumicë. Qasja në arsim është e vështirësuar për personat me aftësi të kufizuara”, tha Flaka Fazliu, Internews Kosova.

Nga niveli qendror dhe ai lokal i pranuan të gjeturat e raportit.

 “Pasqyrim real i situatës që është mjaftueshëm alarmante. Fatkeqësisht ka shumë problem, ka shumë fusha të hapura që duhet me fillua më mënyrë sistematike të punohet. Ndër vite është punuar për këto komunitete por po shihet se duhet endë punë. Ministria jonë është mundur që të jetë afër komunat edhe në këto tema. Ne kemi krijuar një programe që i mbështet komunat me fonde për investime ne vendet ku komunitet jetojnë. Kemi vërejtur që lokalitet ku jetojnë komunitet nuk janë prioritet që të investohet. Sot kemi mbi 50 projekte në këto tri vite ku jetojnë komunitete”, tha Elbert Krasniqi, ministër i MAPL-së.

 “Sa i përket objekteve të vjetra kemi filluar përmirësimin e ndërtesave, duke filluar nga komuna. Në aspektin e punësimet të komuniteteve edhe aty ekzistojnë problematika të ngjashme, kemi probleme në proceset administrative. Ka pika të ndryshme që nuk janë drejtpërdrejt të variete nga vullneti politik, ka element të tjera për me i shikuar për me ardh deri të një zgjidhje”, Përparim Rama, kryetar i Prishtinës.

Zyrtari i BE-së në Kosovë, Johannes Madsen, tha se luftimi i diskriminimit është ndër parimet themelore të BE-së dhe se Kosova duhet të bëjë më shumë për personat e margjinalizuar.


MË SHUME NGA Lajme