Nesër skadon afati për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato RKS
Ka mbetur veç edhe një ditë kohë për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato RKS. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka theksuar për RTKlive se qytetarët mund t’i regjistrojnë veturat vetëm edhe nesër deri në orën 18.
Nesër përfundon afati i konvertimit të targave ilegale të Serbisë në ato RKS. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka theksuar për RTKlive se nga 1 nëntori deri më sot janë regjistruar mbi 3 mijë me vetura me targa RKS, duke i larguar ato ilegale në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se edhe 800 kanë qenë të regjistruara më herët.
Ministria e Punëve të Brendshme tanimë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.
Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit.























