Trepça ia del ta mposhtë Sigal Prishtinën
BKT
Sport

Trepça ia del ta mposhtë Sigal Prishtinën

Uran Krasniqi / RTKLive

Java e nëntë e Prince Caffe Superligës ka ndeshur dy rivalët e vjetër: Trepçën dhe Sigal Prishtinën. E fitorja i ka takuar skuadrës së Mitrovivës.

Rezultati përfundimtar i takimit ka qenë 66:76 (13:22, 14:15, 19:19, 20:20).

Mysafirët e kanë krijuar distancën e pikëve që bnga fillimi i takimit, të cilën më pas e kanë ruajtur në të gjitha periudhat. 

Te Sigal Prishtina u dalluan Derrick Wilson me 17 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime dhe Dardan Berisha me 19 pikë, kurse te Trepça u dalluan Mikaile Tmusiq me 15 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime dhe Erjon Kastrati me 14 pikë.